Marash Kumbulla e ka mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin në Seria A. Mbrojtësi shqiptar u dëmtua rëndë në ndeshjen kundër Milanit, teksa u largua nga fusha vetëm pas 15 minutash. Tashmë është mësuar se lojtari i Kombëtares nuk do të luajë më me Romën për këtë sezon dhe do të humbas ndeshjet e qershorit me Shqipërinë.
“Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Jam shumë i zhgënjyer dhe do të më duhet kohë për t’u shëruar. Do ta shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar situatën, ju siguroj. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, shkruan Kumbulla në rrjetet sociale. /Sport Ekspres/