Milot Rashica do të luajë në Premier League, e kërkon ekipi i Vincent Kompany-së

Milot Rashica po kalon një formë të mirë në huazimin e tij te Galatasaray. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 5 asiste deri më tani në kampionatin turk. Por huazimi i tij përfundon në fund të sezonit dhe ardhmja do të jetë përsëri në Angli.

Këtë herë jo në radhët e Norëich-it në Championship, por në elitën e futbollit anglez. “Marca” raporton se Burnley ka arritur një marrëveshje në parim me Norëich-in për shifrën e 11 milionë paundëve. Burnley drejtohet nga Vincent Kompany dhe këtë sezon nuk patën rivalë në garën në Championship, nga ku siguruan ngjitjen në Premier League disa javë përpara përfundimit të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *