Juventusi ka shpërdoruar mundësinë për të marrë vendin e dytë në renditjen e Serisë A. Bardhezinjtë janë ndalur në një barazim 1-1 nga Bolonja. Vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh. Orsolini fitoi të drejtën e një 11 metërshi që në minutën e 9 të takimit dhe prej pikës së bardhë të penalltisë e dërgon topin në rrjetë.
VAR-i i jep mundësinë e ekzekutimit të një 11 metërshi edhe Juventusit. Arkadius Miliku shkon për të ekzekutuar penalltinë, por realizon një goditje tërësisht për t’u harruar. Megjithatë ishte po polaku ai që nxorri “zonjën e vjetër” me një pikë nga kjo transfertë. Miliku tundi rrjetën në minutën e 60, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes, atë 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Great strike from Arkek Milik but what a job from Samuel Iling-Junior, an absolute baller! ??pic.twitter.com/X2SHZCbHLk
— Max Statman (@emaxstatman) April 30, 2023