Në ditën e sotme do të luhen tre ndeshjet e radhës të vlefshme për këtë javë të Superiores. Pas fitores së djeshme, Partizani e ka kaluar presionin nga krahu i Tiranës. Bardheblutë janë të detyruar për të fituar kundër Kastriotit në rrugën drejt titullit kampion.
Nga krahu tjetër Vllaznia do të mas forcat kundër Egnatias. Një ndeshje me shumë peshë kjo për Europën, verdikti i së cilës do të mësohet në pasditen e sotme. Gjithashtu Kukësi do të përballet kundër Teutës, në një tjetër takim që pritet të jetë emocionues. /Sport Ekspres/