VIDEO/ Partizani fiton edhe me 10 lojtarë, Erzeni në rënie të lirë drejt zonës së ftohtë

Partizani ka marrë tre pikët në transfertën e sotme kundër Erzenit. Të kuqtë kanë mposhtur me shifrat 1-2 Erzenin, duke shpresuar në një hap fals të Tiranës për të ngushtuar diferencat në renditje. Viktor Da Silva zhbllokoi rezultatin në minutën e 59 të takimit. Skema e Partizanit nga goditja e dënimit finalizohet nga sulmuesi brazilian, i cili e ndal më pas topin në rrjetë.

Kur ndeshja po hynte në minutat e fundit të kohës së rregullt, Eljon Sota ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë lojën përpara kohe. Erzeni nis të marrë më tepër iniciativa, por kur të gjithë prisnin një gol prej tyre Partizani shënon golin e qetësisë. Ëngëll Hoti hyn nga stoli dhe në minutën e 86 shkund rrjetën nga jashtë zone. Erzeni ngushton shifrat me anë të një 11 metërshi në sekondat e fundit të lojës. Kahrimanoviçi fitoi duelin me Rexhepin, por pa mund të ndryshojë fatin e takimit. Partizani merr kështu tre pikët, ndërsa Erzeni vazhdon të jetë në rënie të lirë drejt zonës së ftohtë të renditjes. Tashmë shijakasit gjenden vetëm 5 pikë larg vendin të 9 në tabelën e klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online