Ernest Muçi fituan dashurinë e polakëve! E shpallin më të mirin, Jurgen Celhaka i rrit pikët vetes te Legia e Varshavës

Legia e Varshavës arriti të fitonte me shifrat 2-0 ndaj Ëislas në kampionat. Në minutën e 46 të takimit do të aktivizohej Jurgen Celhaka. Ish-mesfushori i Tiranës ka pasur pak hapësirë te Legia që pas transferimit nga bardheblutë.

Performanca e këtij lojtari ka qenë pozitive, teksa në “Legia.net” ku vlerësimi bëhet nga tifozët, Celhakës i është dhënë nota 6.02. Nga ana tjetër, Ernest Muci u aktivizua në minutën e 62 dhe shënoi golin e dytë në fundin e takimit. Për të nota e dhënë nga tifozët ishte 7.24 duke e shpallur si më të mirin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *