“Në Argjentinë ndihej rivaliteti”, flet për raportin me Ronaldon: Ia thashë që e kam urryer kur kam qenë fëmijë

Paolo Dibala ka pasur mundësinë të luajë përkrahë dy prej futbollistëve më të mirë të historisë së futbollit, Mesit de Ronaldos. Rivaliteti mes tyre është prej vitesh një çështje diskutimi, por Dibala e ka pasur të qartë se në cilin mbështeste më tepër. Sulmuesi argjentinas ka treguar se në fëmijëri ka qenë një tifoz i bashkëkombasit të tij dhe këtë ia ka thënë edhe vetë Ronaldos në kohën kur ishin pjesë e Juventusit. Gjithçka është kaluar me të qeshur nga të dy palët dhe sipas Dibalës, raporti me Ronaldon ka qenë gjithmonë i mirë.

“Në Argjentinë mund ta ndjesh rivalitetin. Kështu që kur isha fëmijë, isha në anën e Mesit. Një ditë, ai (Ronaldo) më afrohet për të folur për shumë gjëra. Dhe unë i thashë: “Të kam urryer kur kam qenë një fëmijë”. Ne qeshëm për këtë. Ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë mes nesh”, ka treguar Paolo Dibala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *