Napoli ka krijuar distancë të madhe nga ndjekësja më e afërt, Lacio. Ekipi i Spaletit mund të gjejë pak ngushëllim pas eliminimit nga Champions League. Kjo skuadër mund të shpallet kampione e Italisë që në këtë javë.
Për të arritur në këtë pikë, Interi duhet të mos humbas në transfertë me Lacion. Ndërkohë Napoli e ka detyrën më të lehtë në letër pasi duhet të mund në shtëpi Salernitanën. Nëse ndodh ky kombinim i rezultateve, atëherë Napoli shpallet kampioni më i ri i Serisë A. /Sport Ekspres/