Newcastle poshtëroi Tottenhamin dhe fitoi 6-1, ndërsa mbrëmë mposhti Evertonin jashtë shtëpisë me shifrat 4-1 në javën e 33-të.
Miqtë ishin dominues, duke kaluar në avantazh nga minuta e 28-të me golin e Callum Wilson. Në pjesën e dytë, tifozët panë më shumë gola dhe njëri prej tyre mund të shihet vazhdimisht dhe padyshim që do të shënojë karrierën e sulmuesit suedez.
Para kësaj, Joelinton shënoi për 2-0 në minutën e 72-të, Wilson më pas shënoi një tjetër gol për miqtë tre minuta më vonë dhe në minutën e 80-të Dwight McNeil ngushtoi diferencën.
Menjëherë pas golit të vendasve, miqtë nisën sulmin. Alexander Isak mori topin pranë gjysmës së fushës dhe u nis drejt portës kundërshtare.
Ai vendosi të mos ia kalojë topin asnjërit prej shokëve të skuadrës dhe përfitoi nga pasiviteti i mbrojtësve në anë të fushës. Ai u gjend shpejt në zonën e rreptësisë së Evertonit dhe dukej se do të duhej të luante me një nga shokët e tij të skuadrës.
Pas një sërë driblimesh dhe lëvizjesh të shkëlqyera, Isak pasoi te Jacob Murphy, i cili shënoi për 4-1. /Sport Ekspres/
An absolutely breathtaking assist from Alex Isak. ??? pic.twitter.com/NTO1AzoZBQ
— Newcastle United FC (@NUFC) April 27, 2023