Ronaldo prek fundin, deklarata e fyese e presidentit të Al Nassr-it: Herën e parë u mashtroga për një qebab, herën e dytë kur firmosa me Ronaldon

Cristiano Ronaldo po kalon një përvojë për t’u harruar edhe në Arabinë Saudite. Al Nassr po zhgënjen që prej ardhjes së tij në skuadër dhe së fundmi u eliminua edhe nga Kupa e Mbretit Saudit. Një disfatë që duket se nuk është përtypur lehtë nga presidenti i klubit arab, i cili ka dhënë një deklaratë mjaft të fortë dhe ofenduese për 5 herë fituesin e Topit të Artë.

“Jam mashtruar vetëm dy herë gjatë jetës sime. Herën e parë kur kërkova tre qebabë dhe më sollën dy. Herën e dytë, kur firmosa me Cristiano Ronaldon“, raportohet të ketë thënë Musalli Al-Muammar-i për “Arabia News”, citon “Tuttomercatoweb”-i./Halit Deliabshi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *