Nëse dikush do të thoshte në fillim të këtij sezoni se Interi do të arrinte në finale të Kupës dhe më së paku, në gjysmëfinale të Champions League, pavarësisht se në kampionat nuk do arrinin të fitonin titullin, paktin do ta nënshkruante çdo tifoz zikaltër. Por situata vjen e tillë që Inzagi të rrezikojë shkarkimin edhe pas këtyre arritjeve.
Trajneri nuk po arrin të menaxhojë dot lojtarët dhe pakënaqësitë e tyre. Për këtë arsye, te Interi po mendojnë seriozisht largimin e tij në verë. Por për momentin, mediat italiane zbulojnë se ka një dakortësi të arritur mes lojtarëve për të lënë mënjanë gjithçka deri në mbyllje të sezonit. Me siguri që e ardhmja e Inzagit do të varet nga ndeshja me Milanin. Nëse do të eliminohen nga Champions League, Inzagi mund të bëjë gati valixhet. /Sport Ekspres/