Kanë përfunduar dy përballjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Tirana ka arritur të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit. Bardheblutë kanë mundur Teutën me rezultatin e thellë 3-0, duke shkuar më të qetë në ndeshjen e kthimit. Në krahun tjetër, Vllaznia merr një barazim në sekondat e fundit kundër Engatias. Skuadrat u ndanë në baraspeshë 1-1, duke e lënë kështu kualifikimin pezull për në përballjen tjetër mes tyre. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre në emisionin “Ti Bo Gol“ në “Oversport”.
Karapici (zv. Trajner i Tiranës): “Ishte një ndeshje që e kishim përgatitur mirë. Ndeshjet e Kupës kanë një specifikë tjetër. Kemi një synim që këtë sezon t’i fitojmë të tre trofetë. Abazajn do e kemi përsëri në dispozicion, ndërsa Nikqi besoj se e ka mbyllur sezonin. Me Teutën kemi pasur vështirësi. Na ka hapur vështirësi këtë sezon, madje na ka mundur dy herë. E kishim marrë në konsideratë. Kupa është e paparashikueshme. Rezultati 3-0 është i mirë, por duhet pasur kujdes. Duhet të tregohemi vigjilent në ndeshjen e kthimit“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/