I habiti të gjithë kur iku nga Europa, menaxheri i sulmuesit: Vrioni bëri mirë që iku në MLS, ne në Itali jemi shumë mbrapa tyre

Xhakomo Vrioni i habiti të gjithë në momentin që zgjodhi t’i bashkohej Neë England Revolution në MLS. Sulmuesi vinte pas një shpërthimi me golat e realizuara te Tiroli dhe kishte interes nga jo pak ekipe në Europë. Por në fund Vrioni zgjodhi që të shkonte në MLS.

Për menaxherin e tij, Silvio Pagliari, kjo ishte zgjedhja më e mirë. “Niveli është rritur shumë në atë kampionat, i kanë të gjitha kushtet. Nëse shkon në qendrën sportive të Neë England Revolution e kupton se sa mbrapa jemi në Itali dhe fillon të zemërohesh”, tha Pagliari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *