Juventusi mund të lërë Interin dhe Milanin pa Champions, renditja e re e Serisë A

Juventusi ka marrë sot një lajm fantastik nga gjykata. Bardhezinjve u është anulluar dënimi me heqjen e 15 pikëve. Tashmë tabela e klasifikimit të Serisë A ka marrë një tjetër pamje. “Zonja e Vjetër” është ngjitur nga vendi i 7 në vendin e 3-të të renditjes. Juventusi shkon në kuotën e 59 pikëve, dy më pak se Lacio e vendit të dytë dhe tre më shumë se Roma e vendit të katërt.

Ndërkohë Interi dhe Milani gjenden tashmë jashtë zonës Champions. Dy skuadrat e Milanos rrezikojnë pjesëmarrjen në kompeticionin më të lakmuar për klube, teksa gjenden në vendin e pestë dhe të gjashtë të Serisë A. Kuqezinjtë gjenden tre pikë larg Romës, ndërsa zikaltrit ndodhen në një diferencë prej pesë pikësh nga verdhekuqtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *