Burnley ka siguruar ngjitjen në Premier League dhe Arijanet Muriçi ka vendosur ta festojë këtë sukses në mënyrën e tij. Portieri shqiptar e ka kaluar mbrëmjen në klubin e natës “Filmcasino” në Mynih.
Gardiani i Kosovës nuk është kursyer aspak, teksa mësohet se ka shpenzuar një shifër prej 40 mijë eurosh me shampanja Dom Perignon. Gjithashtu, Muriçi është treguar zemërgjerë edhe me kamarieren, të cilës ka vendosur t’i lërë një bakshish prej plot 10 mijë eurosh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/