Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës do të jetë më e rëndësishmja e kësaj jave në Superiore. Para këtij takimi, shkodranët kanë mobilizuar tifozët.
“Ata kanë qenë gjithmonë mbështetja jonë e madhe. Veçanërisht në “klasiket” e shumëpritura ndaj Tiranës.
Prandaj dhe nuk kemi as më të voglin dyshim që tifozët do jenë edhe të shtunën në “Loro Boriçi” për të përkrahur skuadrën tonë drejt fitores”, shkruhet në reagimin e klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/