Pak kohë ambientim dhe tani është “flakë”. Eneo Bitri është duke kaluar momentin më të mirë te Ostrava. Jo vetëm duke thyer aksionet e kundërshtarëve, por edhe duke shënuar për ta ndihmuar ekipin në këtë aspekt.
Formën e mirë Bitri po e mban edhe në stërvitje. Së fundmi, ish-lojtari i Partizanit ka treguar golin e realizuar me rroveshatë në stërvitje që ka marrë të gjitha ovacionet e shokëve të skuadrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/