Maignan është padyshim portieri më i mirë në botë për momentin. Gardiani i Milanit ka qenë njeriu vendimtar që i ka dhënë kuqezinjëve kualifikimin më tej në Champions League duke eliminuar Napolin.
Këtë herë arriti që të priste penalltinë. Ndryshe nga gardiani i Argjentinës që zgjedh të luajë me nerva të kundërshtarëve, Maingnan qëndron i qetë dhe me bindje të madhe në vetvete se do t’ia dalë me sukses, me misionin që realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. /Sport Ekspres/