Naser Aliji ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit me Voluntarin. Këta të fundit kanë barazuar me shifrat 3-3 ndaj Craiovës, ekipit të njohur për shqiptarët pasi eliminoi Vllazninë nga Europa në verën e shkuar. Kështu mbrojtësi shqiptar arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte 2 asist në atë barazim.
Kjo i ka siguruar atij përfshirjen në formacionin më të mirë të javës. Aliji, ashtu si Memolla, u cilësuan si zëvendësuesit ideal të Ansi Agollit te Kombëtarja, por aventura e tyre në klube nuk shkoi mirë dhe kjo solli mungesën e ftesës te Shqipëria për një kohë të gjatë. /Sport Ekspres/