Çfarë u tha në bisedën e përplasjes? Rrallë ndodh situata e portierit të Shqipërisë, 3 muaj i burgosur nga ekipi

Një situatë e pazakontë është ajo që i ka ndodhur Etrit Berishës. Për shkak të mungesës së aktivizimit, portieri që njihej si një njeri i ftohtë, ka dalë nga vetja duke u përplasur me trajnerin e Torinos. Zënkat mes lojtarëve dhe teknikëve ndodhin shpesh në futboll, por kjo e Berishës duket se ka pasur një natyrë më të rëndë.

Nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti se Etriti ka tre muaj që nuk është grumbulluar nga Torino për ndeshjet e Serisë A, duke mos qëndruar as në stol. Për më tepër gardiani nuk stërvitet me grupin, por veçmas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *