Kristjan Asllani e ka nisur nga minuta e parë takimin e sotëm mes Interit dhe Monzës. Mesfushori shqiptar do të ndërrohej në minutën e 71 dhe vendin e tij do ta merrte Brozovic. Vetëm shtatë minuta më vonë, zikaltërit do të pësonin golin që i kushtoi humbjen.
Për “Tuttomercatoweb”, Asllani meriton notën më të lartë në radhët e Interit, së bashku me De Vrij, 6.5. “E nis për herë të dytë si titullar në kampionat. Ndoshta në një moment që askush nuk e besonte më se do të ndodhte, por ja ku është. Ka personalitet dhe vertikalizime të rrezikshme”, shkruhet në median italiane. /Sport Ekspres/