Kristjan Asllani ka sot momentin e tij për t’i treguar Inzagit se sa vlen. Trajneri i Interit më në fund është “dorëzuar“ dhe i ka dhënë mesfushorit shqiptar një fanellë titullari për përballjen e kësaj mbrëmjeje.
Zikaltrit do të luajnë kundër Monzës në orën 20:45. Në mesfushë nga minuta e parë do të jetë edhe Kristjan Asllani, i cili ndan repartin me Barelën dhe Mkitarianin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ufficiale. @SkySport #InterMonza pic.twitter.com/sCbOWyo3cL
— Matteo Barzaghi (@MatteoBarzaghi) April 15, 2023