Pamjet fantastike vijnë nga Manchester United, lojtarët e Kombëtares ndërhyjnë për ta nxjerrë nga fusha

Manchester United shpërdoroi fitoren ndaj Sevillas në mënyrë të pabesueshme teksa po kryesonte 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League dhe në fund u barazua 2-2.

Për më keq, “Djajtë e Kuq” e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë pasi Lisandro Martinez nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen për shkak të një dëmtimi dhe skenat nga Teatri i Ëndrrave po bëjnë xhiron e botës.

Portieri i vendasve, Lisandro Martinez, për shkak të lëndimit është dashur të largohet nga fusha në minutën e 86-të me rezultatin 1:1, dhe Ten Hag nuk ka pasur të drejtë të bëjë zëvendësim të ri.

Martinez duket se e ka lënduar më rëndë gjurin e tij dhe ne pamë disa skena vërtet të mrekullueshme. Ndërkohë që të gjithë prisnin të dilte në fushë një barelë për Martinezin, bashkëlojtarët e tij nga kombëtarja u futën për ta ndihmuar, pavarësisht se ishin kundërshtar në fushë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *