VIDEO/ Dy autogola në minutat e fundit fundosin Manchester United-in, Juventusi bën detyrën kundër Sportingut të Lisbonës

Mbrëmjen e sotme janë luajtur përballjet e para çerekfinale të Europa League-s. Manchester United-i është shokuar në minutat e fundit kundër Sevilla-s. Sabitzer-i shënoi dy gola të shpejtë në minutat e 14 dhe të 21-të, duke krijuar idenë se fitorja do të ishte një formalitet për “djajtë e kuq”. Por klubi anglez e pëson nga lojtarët e tij.

Në minutën e 84-t, Malacia shënon një autogol në portën e tij, ndërsa në të 92-tën Harry Maguire e dërgon sërish topin në rrjetën e tij. Dy autogolat që fundosin Manchester United-in në “Old Trafford”, teksa rezultati pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit shkon në 2-2.

Ndërkohë në Torino Juventusi ka bërë detyrën kundër Sportingut të Lisbonës. Bardhezinjtë kanë fituar me rezultatin minimal 1-0, në një ndeshje që u vendos në minutën e 73-të nga Gatti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *