E pyesin për shpërdorimin e rasteve, përgjigja e Murinjos: Ne nuk kemi Halandin, jemi këta që jemi

Roma humbi sot përballë Fejnordit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës. Pas përfundimit të takimit, Murinjo ka folur për “Sky Sport”-in, ku ka komentuar mungesën e golave për skuadrën e tij dhe ka dhënë përshtypjen e tij për lojën që kanë zhvilluar lojtarët në fushë.

“Ne nuk kemi Halandin. Jemi këta që jemi, gjithmonë bëjmë më të mirën. Djemtë bënë një ndeshje me përpjekje dinjitet, sakrificë. Ata patën mundësitë për një rezultat ndryshe, por ky është realiteti. Kemi një ndeshje të vështirë të dielën, pastaj të enjten. Nuk kemi shumë lojtarë për këto rrotacione. Me shumë mundësi do të humbasim Dibalën dhe Abrahamin për këto dy ndeshje, por ne nuk jemi kurrë gabim në ‘Olimpiko’”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *