Bayerni është mposhtur bindshëm në Etihad në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve duke humbur me shifrat 3-0 nga Manchester City. Mediat gjermane do të krijojnë polemika për formacionin e Tuchel, aq më tepër që la në stol Thomas Muller në habinë e të gjithëve. Muller është një lojtar për ndeshje të mëdha, siç e ka treguar disa herë në të kaluarën, dhe lënia e një lojtari të kalibrit të tij jashtë formacionit titullar është shumë shpesh një ndihmë për kundërshtarët.
Tuchel e justifikoi vendimin e tij me lëvizjen taktike se i duhet shpejtësia për të ecur përpara, ndaj që në minutën e parë u dha një shans lojtarëve të shpejtë si Musiala, Gnabry, Sane dhe Coman. Megjithatë, kur Tuchel kuptoi drejtimin që po shkonte ndeshja, u detyrua të kërkonte ndihmë nga Muller kur bëhej fjalë për vendosjen e lojtarëve në fushë. Kjo ndodhi në fund të pjesës së parë dhe Muller u soll si një profesionist i vërtetë. Ai dha mendimin e tij dhe u kthye në stolin ku ishte ulur. 33-vjeçari pati një shans për të luajtur në 10 minutat e fundit të lojës, por atëherë ishte tepër vonë pasi City kishte një epërsi me tre gola dhe gjithçka kishte marrë fund. /Sport Ekspres/