E quajti trajner për amatorë, Murinjo tallet me Kasanon: Te Reali e mbajnë mend për xhaketën që veshi ditën e parë, nuk ka fituar as Kupën e Lombardisë

Zhoze Murinjo i ka kthyer një përgjigje të hidhur ish-sulmuesit italian, Antonio Kasanos. Ky i fundit ka qenë mjaft i ashpër me deklaratat e tij kundrejt trajnerit të Romës, të cilin e ka cilësuar si një trajner që tashmë mund të stërvisë vetëm amatorët. “Special one” i është kundërpërgjigjur në mënyrën e vetë, me dozën e lartë të ironisë.

“Antonio ka luajtur në tre skuadra ku kam trajnuar unë, te Roma, Interi dhe Real Madridi. Te Reali i Madridit mbahet mend për xhaketën me të cilën erdhi ditën e parë. Te Roma ka fituar një Superkupë pa luajtur, luanin të tjerët, më të zotë. Te Interi nuk ka fituar as Kupën e Lombardisë. Në këto tre klube unë kam fituar: atë që ju dini me Interin, kam fituar me Real Madirdit ligën e rekordeve, me Romën kam fituar Ligën e Konferencës. Ai ka një problem për mua, por unë nuk asgjë me të”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *