Egnatia ka arritur që të dalë me një pikë nga ndeshja me Partizanin, në barazimin 1-1. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh me Mba. Në minutën e 22, sulmuesi i të kuqëve gjeti golin e tij të katërt në Superiore.
Tek ky futbollist shihet edhe zëvendësimi i Skukës, megjithëse është ende larg formës së lojtarit që tani është pjesë e Metz. Redi Kasa do të barazonte në minutat e fundit të pjesës së parë, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje.
Vendasit provuan me të gjitha mënyrat për të dalë te goli në pjesën e dytë duke dominuar mbi Partizanin. Dëamena ishte “i lidhur” këtë herë, duke mos arritur që të spikas. Por në minutat shtesë, ishte Zejnullai që solli golin e barazimit dhe çoi në festë edhe disa tifozë që kishin gjetur tarracat e pallatave për të ndjekur takimin. Në fund Egnatia merr një pikë dhe Tirana ka asistin e madh për t’u shkëputur sadopak nga Partizani. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:
Kolela: “Nuk jam i kënaqur për asgjë. Jam i kënaqur vetëm për pikën, se në fund Egnatia mund ta fitonte ndeshjen. Nuk jam i kënaqur me lojën që ne kemi zhvilluar. Sot nuk jam aspak i kënaqur me ekipin. Egnatia ka ekip të mirë dhe ishim të ekuilibruar. Nuk jam i mërzitur me pikët sot, por me lojën. Është koncept italian ose shqiptar ky që thoni të luajmë keq dhe të marrim pikët, kjo nuk ndodh. Ne duam lojën e bukur dhe pikët. Kam 10 muaj këtu dhe ju mendoni vërtet se unë tërhiqem mbrapa? Vërtet mendoni se unë i thashë lojtarëve që të tërhiqeshin mbrapa në pjesën e dytë? Na detyroi Egnatia”.