Gjatë ndeshjes së ligës së dytë turke mes Bursasporit dhe skuadrës Erzincaspor ka ndodhur një skandal i vërtetë, ku në rolin kryesor ka qenë trajneri i miqëve, Ahmet Yildirim. Ahmeti sikur harroi që ishte muaji i Ramazanit, teksa pas një konflikti verbal filloi të mbyste lojtarin e Bursasporit, Hasan Ayaroglu.
Më pas u bë bujë e madhe dhe pas qetësimit të situatës, pati vendime vërtet tronditëse të arbitrit kryesor të ndeshjes, Yaukpa Ozhan. Ndonëse sipas të gjitha rregulloreve Yildirim e meritonte të përjashtohej, arbitri nuk i dha as karton të verdhë këtij trajneri, që sigurisht është e pabesueshme. /Sport Ekspres/
Yedi?in Amed ci?erleri helal olsun Ahmet hoca. ??
BursaSpor’lu oyuncu Ahmet Y?ld?r?m’a kafa tutunca… pic.twitter.com/2GdfMhaHUV
— Halil ?brahim Cengiz (@ibrhmcengiz_) April 8, 2023