“Turp që anglishtja nuk është gjuha ime amtare”! Klop i kthehet gazetarëve dhe kritikëve: Nuk jemi më të dobët se vjet, thjesht po luajmë keq

Nesër në Anfield, në javën e 30-të të Premier League, Liverpool pret në derbi liderin e kampionatit, Arsenalin.  I frustruar nga sezoni jashtëzakonisht i keq, Jurgen Klopp, kishte diçka për të thënë në konferencën e sotme për shtyp ndaj gazetarëve dhe kritikëve.

“Erdhi një nga ato periudha kur vërtet nuk jemi mirë. Është turp që anglishtja nuk është gjuha ime amtare, ndaj nuk mund ta shpjegoj më mirë. Ju hyni në këtë vorbull dhe të tërhiqni në atë drejtim dhe befas thoni : “Ua, ku jemi?”

Nuk jam trajner më i dobët se vitin e kaluar, jam i sigurt që jo. Kjo nuk do të thotë se rezultatet dhe arritjet janë të mira. Në asnjë mënyrë. Dhe lojtarët nuk janë më të dobët, ata thjesht luajnë keq”, tha Klopp. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *