“Abissnet Superiore“ do të rikthehet përsëri në fundjavë. Kampionati elitar shqiptar hyn në fazën e tij të fundit, ku do të jepen edhe verdiktet përfundimtare të tij. Java e 28 do të nisë të dielën me një duel të drejtpërdrejtë për mbijetesën mes Kastriotit dhe Bylisit. Pasditen e po së njëjtës ditë do të zhvillohen paralelisht edhe dy sfida të tjera mjaft interesante.
Teuta do të masë forcat me Laçin, ndërsa Vllaznia pret Erzenin në “Loro Boriçi”, në një ndeshje ku do të debutojë edhe trajneri i ri i shkodranëve. Ndërkaq e hëna e 10 prillit rezervon dy përballjet e mbetura. Në orën 15:00 Egnatia do të ndeshet me Partizanin, ndërsa në orën 18:00 Tirana pret Kukësin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Java 28 e “Abissnet Superiore”-s:
E dielë, 9 prill
15:00 Kastrioti – Bylisi
18:00 Teuta – Laçi
18:00 Vllaznia – Erzeni
E hënë, 10 prill
15:00 Egnatia – Partizani
18:00 Tirana – Kukësi