VIDEO/ Salah i dhanë një shishe me ujë teksa ishte duke agjëruar, reagimi më i mirë i mundshëm kundër Manchester City

Salah shënoi golin e hapjes për Liverpoolin në Etihad, por pasoi një turpërim i madh me shifrat 4-1 ndaj Manchester City.

Një situatë interesante ishte ajo minutën e 70-të. Kur Salah u ul në stol, një nga anëtarët e shërbimit mjekësor të Liverpool i dha egjiptianit një shishe ujë.

Duket qartë se dikush nga stafi ka harruar se Salah është duke agjëruar dhe pasi ka marrë shishen, ka pasur një reagim fantastik nga 30-vjeçari.

Salah ishte i duruar dhe i qetë, ai e pranoi shishen dhe e vendosi në dysheme, ndërsa Andy Robertson dhe Diogo Jota po pinin ujë pranë tij.

Gjatë muajit të Ramazanit, i cili sivjet zgjat nga 22 marsi deri më 21 prill, agjëruesit myslimanë u ndalohet të hanë dhe të pinë nga agimi deri në perëndim të diellit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *