VIDEO/ Benzeman e kapën mat kamerat, a është një mashtrim i madh historia e agjërimit të francezit?

Karim Benzema është një nga lojtarët myslimanë më të famshëm në botën e futbollit. Francezi me origjinë algjeriane është veçanërisht në qendër të vëmendjes gjatë muajit të Ramazanit, kur të gjithë besimtarët islamë janë të obliguar të agjërojnë, pra të përmbahen nga ngrënia dhe pirja nga agimi deri në perëndim të diellit.

Benzema luajti ndeshjen e tij më të mirë të vitit këtë herë. Në shtatë minuta, sulmuesi shënoi një hat-trick kundër Real Valladolid. Carlo Ancelotti e nxori nga loja në minutën e 65-të kur u zëvendësua nga Eden Hazard dhe shumë shpejt u xhirua një video që komprometonte Benzeman.

Megjithatë, tani po ngrihen dyshime nëse fituesi i Topit të Artë agjëron në ditët e ndeshjeve, sidomos pas pamjeve nga ndeshja kundër Valladolidit. Teksa Dani Ceballos po merrte instruksionet e fundit para se të hynte në lojë, Benzema u “kap” duke pirë lëngje nga një shishe.

Mirëpo, ekziston mundësia që Benzema vetëm të ketë shpëlarë gojën, gjë që lejohet gjatë agjërimit, sidomos pas sforcimeve të caktuara fizike. Deri më tani gjatë Ramazanit, Benzema ka publikuar disa herë foto para iftarit me hurma në pjatë, një enë me mjaltë dhe një gotë ujë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *