Si një finale e vërtetë për titullin kampion u mbyll ndeshja e sotme mes Kastriotit dhe Lacit. Të dy ekipet kërkonin marrjen e tre pikëve sa i përket mbijetesës. Më shumë vendimtare ishin për Kastriotin, që në rast të humbjes, do ta kishin të pamundur qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.
Mihana kaloi në avantazh Kastriotin në minutën e 47, por Guindo barazoi gjithçka. Sulme dhe kundërsulme u panë në minutat e fundit, teksa Babatunde shënoi në minutën e 90. Arbitri e pa situatën në VAR dhe do të anulonte golin pas një prekje të topit me dorë në vazhdim të atij aksioni.
Vendimi i arbitrit i bëri disi lojtarët konfuz pasi në fillim festuan ata të Laçit, por kur e kuptuan vendmin, ishin ata të Kastriotit që gëzuan. Vendasit tentuan me të gjitha mënyrat për të shënuar dhe Spartak Ajazi shënoi në minutat shtesë duke sjellë festën e madhe. /Sport Ekspres/