Metzi ka marrë tre pikë mjaft të vyera mbrëmjen e sotme. Skuadra franceze ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Laval-in. Ndeshja u përcaktua nga goli i shënuar në minutën e 49 nga Mikautadze-s. Metz-i shkon në kuotën e 51 pikëve dhe merr vendin e dytë në renditje.
Skuadra e Skukës i afrohet më pranë Ligue 1, ndërsa lojtari shqiptar duket se po i shkon më larg fushës. Ish-futbollisti i Partizanit e ka ndjekur ndeshjen e sotme nga stoli, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë nga trajneri, pavarësisht se përballë ishte një ekip që po garon për të siguruar qendrimin në ligë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/