E fundit/ Partizani ka gjetur njeriun e golave, të kuqtë mposhtin Teutën dhe marrin kreun e renditjes

Partizani ka mposhtur sot Teutën në “Niko Dovana“. Kryeqytetasit kanë fituar me rezultatin 0-2, duke shkuar në kuotën e 47 pikëve në krye të renditjes. Të kuqtë kanë gjetur njeriun e golave pas largimit të Skukës. Kristan Mba ka shënuar sot goli ne tretë radhazi për kryeqytetasit. Sulmuesi nigerian tundi rrjetën në minutën e 10 të takimit, kur kaloi në epërsi Partizanin.

Ekipi i Kolelës shënoi përsëri në minutën e 85, kur Ëngjëll Hoti, i futur nga stoli, shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Teutës dhe e ndali topin në rrjetë. Partizani fiton kështu me shifrat 0-2 dhe pret rezultatin e takimit të nesërm mes Tiranës dhe Erzenit për të mësuar nëse do të jetë i vetëm në krye, apo do të ndajë vendin e parë me bardheblutë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *