Nuk e njeh aspak Partizanin e Kolelës si konkurrent, Tefik Osmani: Tirana e ka të fituar kampionatin, mirë është të fitojmë edhe Kupën

Në ditën e sotme është hedhur shorti sa i përket gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Tirana do të përballet me Teutën, ndërsa Vllaznia ka gjetur Egnatian. Menjëherë pas përfundimit të shortit, Tefik Osmani zgjodhi që ta thumbojë Partizanin, duke mos e llogaritur si konkurrent në garën për titullin kampion.

“Të them të drejtën të tre skuadrat ishin të forta. Është ndeshje shumë e rëndësishme, sepse të dyja ndeshjet të çojnë në finale. Ka një tjetër specifikë Kupa, që e arrin shumë shpejt një trofe. Nuk është si kampionati që janë shumë ndeshje. Do ta vlerësojmë në maksimum dhe besoj se do të dalim me sukses. Të them të drejtën, si stafi dhe unë mendojmë se titullin kampion e kemi të fituar. Besoj se do të ishte e bukur që të fitonim edhe Kupën. Mendoj që Tirana që kur është krijuar gjithmonë e ka pasur bindjen e saj që titulli kampion edhe Kupa duhen fituar”, tha Osmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *