“Ka qenë e komplikuar, sepse jemi rrahur shumë”, flet lojtari i Andorrës që shtangu Kosovën

Andorra mori një pikë të vyer në “Fadil Vokrri” mbrëmjen e djeshme. Berto Rosas ndëshkoi Kosovën vetëm dy minuta pasi Zhegrova kishte shënuar për dardanët. Futbollist nga Andorra ka folur për mediat pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, duke shprehur gjithë gëzimin që ka ndjerë për arritjen e këtij barazimi.

“Është puna e të gjithëve. Ka qenë shumë e komplikuar sepse ne jemi rrahur shumë. Ne kemi vuajtur deri në minutat e fundit. Është një çmim që doli shumë mirë sot (dje)”, ka thënë Berto Rosas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *