“Bëre pritje të mira”! Argjentina i shënoi 7 gola, portieri i Curacao merr fanellën e Lionel Mesit: Nuk do ta heq as kur të fle gjumë

Argjentina arriti të fitonte ndaj Curacao në shifrat 7-0. Në fundin e takimit, portieri i Curacao ishte njeriu më i lumtur i atyre 90 minutave. Kjo pasi ai mori fanellën e Lionel Mesit në fundin e takimit.

“Një ëndërr e bërë realitet. Të gjithë janë fansat e Lionel Mesit dhe unë luajta kundër tij. Pas ndeshjes, Mesi më tha se bëra disa pritje të mira dhe kjo më emocionoi mua. Unë kurrë nuk do ta heq fanellën e tij, madje as kur të fle gjumë”, tha Room. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *