Patën 52 tentativa dhe nuk shënoi dot, gazetari pyet sulmuesin e Holandës: Po të luaje 48 orë, a do kishe shënuar?

Hollanda mposhti mbrëmjen e djeshme Gjibraltarin me rezultatin e thellë 3-0. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga “tulipanët“, të cilët kanë shpërdoruar pa fund raste. Hollanda numëroi në total 52 tentativa për gol, si dhe pati 87% të kohës topin në zotërin. Ndërkohë në krahun tjetër, Gjibraltari ra në kontakt me topin në 13% të kohës dhe nuk mundi të realizonte asnjë goditje.

Pavarësisht statistikave të tilla, Weghorst nuk mundi të dërgonte topin në rrjetë. 10 tentativa mbanin autorësinë e tij, por në fund nuk mundi të shtonte emrin e tij në listën e golashënuesëve. Pas përfundimit të ndeshjes, njëri prej gazetarëve ka vendosur ta ngacmojë në lidhje me këtë fakt.

“Wout, nëse do të luaje për 48 orë në këtë lojë, a do të kishe shënuar dot?”,- ka qenë pyetja e gazetarit hollandez. Ndërkohë, Weghorst është përgjigjur: “Pyetje e bukur, bëra më të mirën time, por mbaroi koha”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *