Polonia mori një fitore me rezultatin minimal 1-0 kundër Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Pas përfundimit të ndeshjes, Fernando Santosi ka folur për mediat polake, ku shprehet se ka mbetur i kënaqur me fitoren. Trajneri portugez ka deklaruar se Polonia kontrolloi lojën dhe fitorja ishte e drejtë.
“Mund të jemi më të mirë si kolektiv. Do të duket më mirë në të ardhmen. [Por ishte] një fitore shumë e rëndësishme, e drejtë. Ne e kontrolluam lojën, kishim më shumë mundësi shënimi. Në shumë momente, cilësia e lojës [ishte evidente], por ka edhe shumë punë përpara nesh”, ka thënë ndër të tjera Fernando Santosi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/