Ylli Aga është pjesë e panelit në studion e emisionit “Kuq e Zi“ në “Supersport“, ku është diskutuar për ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Polonisë dhe Shqipërisë. Gazetari shqiptar është shprehur se Mehmeti dhe Asani janë surprizat e Silvinjos, ndërsa shton se Jasir Asani është basti i brazilianit në Kombëtaren kuqezi.
“Silvinjo surprizoi me dy emra të rinj, Mehmetin dhe Asanin. Mehmeti iu imponua me atë çfarë po bën në Agnli, ndërsa Asani është një bast. Është basti i tij. Jasir Asani është basti i tij. Ka luajtur në Hungari dhe nuk është thirrur asnjëherë për Kombëtaren. Shpresojmë t’i dalë për mirë”, ka thënë Ylli Aga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/