Kombëtarja e Polonisë po përballet me një lumë kritikash pas humbjes kundër Republikës Çeke. Tomasz Hajto ka vënë në shënjestër Matty Cash-in. Ish-mbrojtësit nuk i ka pëlqyer qendrimi i lojtarit të Aston Villa-s, i cili u dëmtua pak kohë pas filimit të ndeshjes ndaj Çekisë. Cash-i u oargua menjëherë nga fusha dhe më pas la edhe grumbullimin, duke mos qenë i gatshëm për sfidën e nesërme kundër Shqipërisë.
Hajto është shprehur në “Cafe Futbol” se Cash-i mund të kishte bërë një përpjekje për t’u rikthyer në fushë. Ai shton se nëse do të gjendej në vend të mbrojtësit polak, atëherë do të përpiqej me çdo kusht të ishte më i miri në fushë kundër Shqipërisë.
“Unë kurrë nuk thashë se ai u shtir si i dëmtuar, thjesht mendoj se ai u shtir. Nuk dua ta besoj se pas kaq pak minutash pas të cilave ai zbriti, ai nuk donte të rehabilitohej. Lëndimi i tij nuk është një këputje fibrash, por një tendosje e supozuar.
Unë do të qëndroja deri të hënën, do të doja të shërohesha me çdo kusht dhe t’i tregoja trajnerit se më intereson. Do të thoja: “Trajner, më vjen keq, por jam gati dhe me Shqipërinë do të jem më i miri në fushë”. Dhe tani zbulojmë se ai po i paketon gjërat dhe po largohet”, ka deklaruar Tomasz Hajto./Sport Ekspres/