Kanë shumë shpresa për t’ia arritur nga Levante, Barcelona kërkon t’i njihet titulli kampion i fituar në vitin 1937

Gjigantët e Spanjës, Barcelona i ka kërkuar Federatës Spanjolle të Futbollit që t’ua njohë titullin kampion të vitit 1937 kur morën trofeun në Ligën Mesdhetare, të cilën e luajtën gjatë Luftës Civile Spanjolle. Lufta Civile e Spanjës, e cila zgjati nga viti 1936 deri në vitin 1939, e ndaloi edhe futbollin në këtë vend, kështu që kampionati nuk u luajt në atë periudhë. Lojtarët e Barcelonës morën pjesë në Ligën Mesdhetare. Ata fituan trofeun atje në vitin 1937 dhe duan që ai trofe të njihet si titulli i kampionit të Spanjës.

Megjithatë, Federata Spanjolle e Futbollit nuk e njeh atë garë si zyrtare. Prandaj është e vështirë të pritet që vendimi të ndryshohet dhe trofeu të pranohet si titull kampion. Në vitin 2009, drejtuesit e Barcelonës kërkuan njohjen e këtij trofeu. Mirëpo, Federata e Futbollit e ka refuzuar kërkesën e tyre, por kanë vendosur të rifillojnë procedurën. Gjigantët katalanas besojnë se duhet ta njohin këtë trofe siç bënë me skuadrën e Levantes që fitoi Kupën e Spanjës së Lirë në 1937.  Kupa e Spanjës së Lirë, ashtu si Liga Mesdhetare, ishte një kompeticion i panjohur nga Federata Spanjolle, por duke ndryshuar vendimin në favor të Levantes, Barça tani shpreson që t’i njihet titulli. /Elio Hajdari-SPort Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *