VIDEO/ VAR-i i mohoi fitoren dardanëve, Kosova largohet me një barazim nga Izraeli

Kosova e nis me një barazim fushatën kualifikuese të Euro 2024. Dardanët largohen me një pikë nga Izraeli, ku ndeshja përfundoi me shifrat 1-1. Kosova kalon e para në avantazh. Topi i goditur në minutën e 36 nga Milot Rashica devijohet nga Dasa dhe më pas përfundon në rrjetë.

Në minutën e 49 të takimit, Rashica përfiton nga një kundërsulm i Kosovës dhe e dërgon topin pas shpinës së portierit rival. Por festa e lojtarëve shqiptarë ndërpritet nga VAR-i. Teknologjia i mohoi golin e fitores Kosovës, teksa sulmuesi i Gallatasarait e kishte fituar kontrollin e topit pas një prekjeje me krahë. Ndërkohë, pak 7 minuta më vonë, Peretz barazoi rezultatin, duke vulosur shifrat përfundimtare në 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *