Zyrtare/ Flamurtari prezanton trajnerin e ri në 100-vjetorin e klubit, vjen italiani që drejtoi Kukësin në Superiore

Flamurtari ka zyrtarizuar trajnerin e ri në 100 vjetorin e klubit. Pas largimit të Troisit pas humbjes me Dinamon, kuqezinjtë kanë njoftuar në faqen zyrtare në “Facebook” arritjen e marrëveshjes me Diego Longon. Trajneri italian ka një përvojë në futbollin shqiptar, teksa më parë ka drejtuar Kukësin në “Abissnet Superiore”.

“Diego Longo është zyrtarisht trajner i Flamurtarit! Longo ka mbërritur në Vlorë pasditen e së enjtes ndërkohë ka nisur menjëherë stërvitjen në stadiumin ‘Flamurtari’. Momente nga seanca stervitore e zhvilluar ne stadiumin “Flamurtari“”, ka njoftuar klubi Flamurtari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *