Antonio Kasano nuk i ka kursyer kritikat për Romën. Ish-futbollisti i njohur italian ka thënë për “Bobo TV” se verdhekuqtë janë turpi i futbollit italian. Sipas tij, Murinjo nuk ka dhënë asgjë, madje e ka përkeqësuar ekipin.
“Përleshje, rrëmujë, grushta… Për çfarë po flasim? E gjithë pankina hyn në fushë. Ky është turpi i futbollit italian. Ata gjithashtu mund të përfundojnë në vendin e dytë, por Murinjo nuk ka dhënë asgjë që kur ka ardhur. Ai po e bën keq e më keq“, është shprehur Antonio Kasano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/