Silvinjo po mban ndezur atmosferën e Kombëtares para Polonisë. Deri tani, janë tre lojtarët e Shqipërisë që po i bëjnë përshtypje trajnerit brazilian.
Anis Mehmeti dhe Jasir Asani janë përgëzuar në disa momente nga Silvinjo. Gjithashtu Amir Abrashi është lojtari i tij i preferuar për shkak të stilit të lojës dhe mënyrës sesi paraqitet në fushën e blertë. /Sport Ekspres/