Mauricio Sarri po bën një sezon mjaft pozitiv me Lacion. Skuadra italiane është momentalisht në vendin e dytë në renditje dhe po garon bindshëm për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Por arritja e këtij objektivi mund të sjellë dilema madhore për Klaudio Lotiton.
“Il Messaggero” raporton se në rast kualifikimi në Champions League presidenti i Lacios duhet të zgjedhë mes Sarrit dhe Tares. Marrëdhënia mes tyre nuk është e mirë, çka e vështirëson praninë e të dyve në klubin bardhekaltër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/