Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit. Bardhezinjtë kanë marrë tre pikët falë një goli të shënuar nga Kostiçi në minutën e 23-të të sfidës. Interi ka marrë në dorë frenat e lojës, duke dominuar në zotërim topi e përpjekje për të shënuar, por pa pasur sukses.
Vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit i jep tre pikët Juventusit dhe i lë vendin tensionit. Lojtarët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin, duke sjellë edhe ndëshkimin me karton të kuq të D’Ambrosios dhe të Paredesit. Megjithatë tensioni më pas është arritur të shuhet dhe “zonja e vjetër” i gëzohet fitores që e dërgojnë vetëm 7 pikë larg zonës së Champions League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
KOSTIC GOALpic.twitter.com/IJSN3lpy8n
— Juve Canal (@juve_canal) March 19, 2023